Rusia vazhdon sulmet në rajonin e Kievit
BKT
Foto |news.sky.com
Rajoni dhe Bota

Rusia vazhdon sulmet në rajonin e Kievit

Bardhyl Bajrami/ RTK

Rusia ka vazhduar me sulmet në rajonin e Kievit. Sipas një raporti të publikuar nga Shtabi i Ushtrisë Ukrainase, Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet me dronë, pasi vetëm në shtator ka sulmuar me një numër rekord të tyre.

Mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm ushtria ruse ka vazhduar sulmet në rajonin e Kievit me dronë dhe me raketa.

Një depo është kapluar nga flakët në qarkun Brovary mirëpo më pas është vënë nën kontroll nga zjarrëfikësit. Një grua ka pësuar lëndime të lehta nga rënia e mbeturinave të objekteve të goditura.

Rusia ka publikuar disa pamje të sulmeve të ndërmarra ndaj pozicioneve të ushtrisë ukrainase në rajonin Kursk.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ukrainase, Rusia e ka rritur ndjeshëm numrin e sulmeve me dronë. Më shumë se dy mijë dronë janë lansuar në tetor, një numër ky rekord.

Sipas të njëjtit raport, në shtator Rusia ka lansuar 1410 dronë, në gusht 818 ndërsa në tre muajt paraprak së bashku ka lansuar 1100 dronë.

Shumica e këtyre dronëve rus që po bien mbi Ukrainë janë dronë Shahed të Iranit. Rusia ka nisur të lansojë edhe dronë të rremë apo të thjeshtë pa ndonjë armatim në ta me qëllim që tii vë në lajthitje mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe t’i detyrojë të harxhojnë armatim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota