Trump përzgjedh emrat për kabinetin e tij
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump përzgjedh emrat për kabinetin e tij

Bardhyl Bajrami /RTK

Presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ngadalë po e formon ekipin me të cilin do ta udhëheqë vendin. Elon Musk do të qeverisë Departamentin për Efiçiencë, ndërsa Trump ka emëruar edhe sekretarin e Mbrojtjes dhe atë për Siguri të Brendshme. Partisë Republikane i duhen edhe 4 ulëse për të siguruar shumicën edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump, ka caktuar Elon Musk-un, njeriun më të pasur në botë, pronarin e Teslas, Programit Hapësinor Space X dhe Rrjetin Social X, ish-Twitter, që të bashkëqeverisë me ndërmarrësin Vivek Ramaswamy, Departamentin për Efiçiencë të Energjisë.

Trump ka thënë se kjo agjenci do ta çmontojë burokracinë qeveritare, ndërsa Musk ka premtuar se qeverinë do ta bëjë “argëtuese përsëri”.

Trump ka bërë përzgjedhjen edhe të Sekretarit të Mbrojtjes. Ai është Pete Hegseth, prezantues në Fox News, si dhe veteran.

John Ratcliffe është caktuar si drejtor i Agjencisë Kombëtare për Inteligjencë, ndërsa Kristi Noem do t’i prijë Departamentit për Siguri të Brendshme.

Në ndërkohë republikanët, pasi kanë siguruar shumicën në Senat, janë afër që ta fitojnë shumicën edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ta kenë kontrollin e plotë mbi qeverinë.

Partia Republikane deri të hënën ka siguruar 214 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve. I duhen edhe 4 ulëse për të siguruar shumicën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota