Koreja e Veriut do të nisë prodhim në masë të dronëve sulmues
BKT
Rajoni dhe Bota

Koreja e Veriut do të nisë prodhim në masë të dronëve sulmues

M.Miftari/RTKlive

diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka urdhëruar "prodhimin masiv" të dronëve sulmues.

Kështu bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.

Kim Jong-Un thuhet se po shqyrton një gjuajtje provë të një droni. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka urdhëruar "prodhimin masiv" të dronëve sulmues, transmeton AP.

Vetë Kim Jong-Un ka mbikëqyrur gjuajtjet provë të të ashtuquajturve robotë patrullues, të krijuar për të sulmuar objektivat tokësorë dhe detarë duke i goditur ato.

“Ai theksoi nevojën për të zhvilluar një sistem për prodhim masiv dhe për të filluar prodhimin masiv në shkallë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan KCNA.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota