Kosova me një lojtar me pak mposht Lituaninë
BKT
Sport

Kosova me një lojtar me pak mposht Lituaninë

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 22:40) Kombëtarja e Kosovës me fitore e ka mbyll këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve.

Dardanët mposhtën Lituaninë, me rezultat 1-0, të hënën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli garash në këtë ligë joshëse evropiane.

Ndonëse është pritur fitore më e lehtë e kombëtares sonë, megjithatë, largimi i Muharrem Jasharit më karton të kuq në minutën e 44-të ndikoi në lojën e skuadrës sonë.

Kosova mjaft mirë e nisi lojën dhe pas vetëm pesë minutave përmes Muharrem Jasharit kaluan në epërsi prej 1-0.

Pas golit të Jasharit, skuadra jonë ra nga ritmi i lojës, megjithatë, kjo pjesëlojë u mbyll me avantazhin e Dardanëve prej 1-0.

Në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, lituanezët disa herë u shfaqen mjaft të rrezikshëm, qëlluan dy herë shtyllën, megjithatë, në fund fitores iu gëzua Kosova, e cila më ‘blindon’ vendin e dytë në Ligën C Grupi 2, pa llogaritur epilogun e ndeshjes Rumani-Kosovë që do të vendos UEFA, derisa Rumani e cila mundi Qipron kualifikohet si lidere e grupit me 15 pikë të tubuara, kurse, Lituania e mbyll këtë cikël garash pa asnjë pikë.

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Lituanisë, ‘skuqet’ Jashari

(E plotësuar, 21:36) Pjesa e parë mes Kombëtares së Kosovës dhe Lituanisë, është mbyllur me epërsinë e skuadrës sonë prej 1-0.

Dardanët dhe lituanezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e Kombëtares sonë, mjaft mirë e nisen lojën dhe pas vetëm pesë minutave përmes Muharrem Jasharit kaluan në epërsi prej 1-0.

Pas golit të Jasharit, skuadra jonë ra nga ritmi i lojës, megjithatë, kjo pjesëlojë u mbyll me avantazhin e Dardanëve prej 1-0.

Punët e skuadrës sonë u vështirësuan kur Muharrem Jashari u largua më karton të kuq nga loja në minutën e 44-të pas një ndërhyrje në një lojtarë të skuadrës mysafire dhe në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, Kosova do të jetë më një lojtar me pak në terren.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Start i furishëm i Kosovës, shënon Jashari

(E plotësuar, 20:53) Kosova e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ndaj Lituanisë.

Dardanët dhe lituanezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Muharrem Jashari (5’) zhbllokon ndeshjen duke kaluar Kosovën në epërsi prej 1-0, dhe duke ndezur stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Nis ndeshja Kosova-Lituania, drejtpërdrejt në RTK

(E plotësuar 20:46) Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Lituanisë, duel ky i fundit i këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.

Sfida mes Dardanëve dhe lituanezëve po luhet në ‘Fadil Vokrri’, sfidë kjo që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Dardanët kërkojnë ta mbyllin këtë cikël garash me fitore në Prishtinë ndërsa vendin e dytë në tabelë e kanë të garantuar, kësisoj së paku do të luajë në mars për t’u promovuar në ligën B.

Në këtë sfidë, përzgjedhësi Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm të repartit të mbrojtjes, kapitenin Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellovën, të cilët janë të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.

Kosova-Lituania, publikohen formacionet zyrtare, live në RTK

Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas pak minutash do të përballet me Lituaninë, në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve, sfidë kjo që vjen drejtpërdrejt në RTK.

Dardanët në duel me lituanezët vijnë pas ndeshjes së ndërprerë në Bukuresht kundër Rumanisë, për shkak të thirrjeve raciste kundër Kosovës ‘Serbia Serbia’, ‘Kosova është Serbi’, ndeshje për të cilën UEFA ende nuk ka marrë vendim.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me Lituanin, ndeshje në të cilën skuadra jonë hynë ambicie për të marrë pikët maksimale.

Atmosfera mes lojtarëve është tejet pozitive dhe motivimi për ta mbyllur këtë vit me një fitore përpara tifozëve dardanë është maksimal.

Në këtë sfidë, përzgjedhësi Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm të repartit të mbrojtjes, kapitenin Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellovën, të cilët janë të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Formacionet zyrtare:

Kosovë: Muric; Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda; Zhegrova, Rexhbecaj, Berisha, Jashari; Rrahmani; Muriqi

Lituani: Gertmonas; Sirvys, Girdvainis, Utkus, Milaslus; Slivka, Gineitis, Vorobjovas, Lasickas; Paulauskas, Cernych.

Ndeshja Kosova-Lituania fillon në orën 20:45.