Grupi ndërkombëtar mjekësor ONCORAD ka thyer rekord botëror në telemjekësi
Luan Qorraj / RTK
Grupi mjekësor ONCORAD ka arritur që me sukses të kryejë një operacion të komplikuar nëpërmjet një roboti të specializuar mjekësor, në një largësi prej 12 mijë kilometrash, duke thyer rekord botëror në telemjekësi.
Në këtë operacion, i pari i llojit të vet në një largësi kaq të madhe, kirurgët e specializuar të ONCORAD, nga një sallë e operacioneve në Shanghai të Kinës, me sukses të plotë kryen një prostatectomy, tek pacientri i cili gjindej në një spital të Casbalanca-s në Marok.
Sipas deklaratave të ONCORAD operacioni u krye përmes një roboti të specializuar mjekësor, të quajtur Toumai, si dhe një platforme të avancuar të komunikimit e cila i transmetonte lëvizjet dhe komandat e kirurgut në kohë reale, këto kontrolloheshin nga ekipi marokien i inxhinierëve bio-mekanik.
Operacioni u përshëndet si sukses i madh nga ana e autoriteve Marokiene të cilat thanë se ai e vendosë vendin e tyre si njërin prej liderëve në teknologji të reja të medicinës, si edhe në botën mjekësore. Shumë ekspertë kanë thënë se kjo arritje mund të jetë fillimi i një epoke të re ku edhe pjesët më të izoluara të botës mund të kenë qasje në kujdesin më të sofistikuar mjekësor.























