Rusia sulmon Ukrainën për herë të parë me raketë interkontinentale
Luan Qorraj / RTK
Ukraina ka thënë se forcat ruse për herë të parë që nga fillimi i luftës, kanë përdorur raketë balistike. Njoftimi erdhi pasi forcat e Kievit filluan të përdorin armë perëndimore brenda Rusisë, derisa disa ambasada perëndimore në Kiev janë mbyllur për shkak të rrezikut nga sulmet ruse.
Për herë të parë që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, forcat RUse kanë përdorë një raketë balistike interkontinentale kundër caqeve në Ukrainë. Sipas raporteve, Rusia, si pjesë të sulmit masiv në Dnipro, në mesin e fluturakeve pa pilot dhe raketave standarde balistike, ka përdorë edhe një raketë interkontinentale por me kokë jo-bërthamore. Ende nuk dihet se cili ka qenë caku i sulmit me këtë armë apo çfarë efekti ka pasur ajo.
Njoftimi për përdorimin e raketës interkontinentale nga ana e Rusisë vie një ditë pasi që Ukraina filloi të godas caqe brenda territorit Rus me armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi. Moska është kërcënuar se kjo lëvizje do ta përshkallëzoj luftën dhe ende nuk është e qartë se a është përdorimi i raketave interkontinentale pjesë e përgjigjes së Moskës apo jo.
Raportet për përdorimin e armeve të reja nga ana e Rusisë, vie në kohën kur disa ambasada perëndimore në Kiev i kanë mbyllur dyert e veta dhe kanë këshilluar stafin të përgatitet për evakuim emergjent në rast të nevojës. vendimet u morën në pritje të intensifikimit të[ sulmeve ruse kundër infrastrukturës civile në Ukrainë.























