13:41 / 25.11.2024
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
A.B| RTKlive
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishëm Olaf Scholz të jetë kandidati i saj për kancelar edhe në zgjedhjet e parakohshme që priten me 23 shkurt.
Më parë nga kandidatura ka hequr dorë ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, kështu që Olaf Scholz ishte në fakt kandidati i vetëm i SPD-së për këtë post, raporton DW në shqip.























