Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Luan Qorraj/RTK
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se Izraeli dhe Hezbollahu janë pajtuar rreth marrëveshjes së armëpushimit të propozuar nga negociatorët Amerikan. Sipas tij, dy palët do të duhët të ndalojnë përleshjet në ora 4 të mengjesit, sipas kohës lokale.
Presidenti amerikan ka njoftuar se Izraeli dhe Hezbollahu janë pajtuar rreth marrëveshjes për armëpushim, të propozuar nga përfaqësuesit amerikan, e cila do të duhët të ndalojë luftën më vdekjeprurëse mes lëvizjes militante dhe Izraelit në dekada.
Sipas tij, armëpushimi hyn në fuqi nga ora 4 e mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës lokale.
Edhe pse ende nuk dihen të gjitha detajet e marrëveshjes, është njoftuar se ajo parasheh një periudhë 60-ditore gjatë së cilës Izraeli do të tërheqë forcat e veta nga Libani dhe se gjatë kësaj periudhe civilët libanez dhe izraelit, të zhvendosur për shkak të dhunës, do të kthehën në shtëpitë e tyre.
Besohet se marrëveshja e bazuar mbi Rezolutën 1701 të OKB-s e cila ndaloi luftën e vitit 2006 mes dy palëve, gjithashtu përfshinë krijimin e një zone, përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit, ku nuk do të ketë prezencë të Hezbollahut.
Arritja e marrëveshjes u konfirmua edhe nga kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili tha se ajo ende duhet të aprovohet nga kabineti qeveritar. Megjithatë besohet se aprovimi do të jetë formalitet.























