Përparojnë kryengritësit sirianë, regjimi vazhdon bombardimet
BKT
Rajoni dhe Bota

Përparojnë kryengritësit sirianë, regjimi vazhdon bombardimet

Luan Qorraj /RTK

Aeroplanët rusë dhe sirianë janë duke zhvilluar një fushatë intensive të bombardimeve kundër kryengritësve, të cilët, pas marrjes së Alepos po vazhdojnë të përparojnë duke marrë kontrollin e bazave ushtarake dhe vendbanimeve të ndryshme.

Kryengritësit sirianë, të cilët të mërkurën nisën një ofensivë të befasishme kundër forcave të regjimit, po e vazhdojnë përparimin e tyre në disa drejtime përderisa, sipas njoftimeve, forcat qeveritare siriane po tërhiqen.

 Aviacioni sirian dhe ai rus janë duke zhvilluar një fushatë të madhe të bombardimeve, në Idlib,

Aleppo dhe pjesë të tjera të vendit ku po përparojnë kryengritësit, por deri me tani, këto bombardime nuk e kanë ndaluar përparimin e kryengritëse të cilët tanimë kanë marrë kontrollin e disa bazave të rëndësishme ushtarake dhe depove të tyre. Përveç tankeve, autoblindave dhe municionit, kryengritësit kanë marrë edhe sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë edhe sistemet e avancuara ruse Pantsir 1, të cilat do të mund t’i ndihmojnë në luftën e mëtejme kundër regjimit të Assadit.

Edhe pse situata në terren është ende e paqartë, dukët se grupet e ndryshme kryengritëse, të cilat janë bashkuar nën një organizatë e cila e quan vetën "komanda e operacioneve ushtarake, po vazhdojnë të marrin terren, raportet e ndryshme thonë se pas Aleppo-s, të cilin e vunë nën kontroll, kryengritësit tani gjinden edhe në para-lagjet e Hama-s dhe disa qyteteve tjera.

Gjithashtu ka raporte të pakonfirmuara se ushtarët dhe oficerët rus, të cilët gjinden në shumë baza siriane, janë duke u tërhequr nga vendi duke sinjalizuar kështu mundësinë se Moska më nuk është në gjendje t’i ndihmojë regjimit të Assadit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota