BDI: Respektojmë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit
BKT
Rajoni dhe Bota

BDI: Respektojmë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit

Sh.Ç/RTKlive

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar, pasi Artan Grubi dje u vendos në “listën e zezë” nga SHBA-ja.

Në një reagim të shkurtë për media, BDI thekson se respekton vendimin e Departamentit të Shtetit dhe se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim.

“Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thekson BDI.

Dje, Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti u shpallën “non-grata” nga SHBA-të për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor.

““Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkroi në profilin e saj në X, ambasadorja amerikane në Shkup Angela Aggeler pasi Grubi dhe Bexheti u vendosën në “listën e zezë”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota