Kore e Jugut, policia bastisë zyrat e Presidencës
Bardhyl Bajrami /RTK
Policia e Koresë së Jugut ka bastisur zyrën e presidentit të vendit, në Seul, lidhur me përpjekjet e tij për shpalljen e Ligjit të Luftës javën e kaluar. Sipas medieve lokale, hetuesit kanë shkuar në presidencë për të marrë dokumentet që lidhen me mbledhjen e kabinetit që u mbajt në mbrëmjen e shpalljes së ligjit ushtarak.
Presidenti Yoon Suk Yeol, i cili mbeti në detyrë pavarësisht thirrjeve për të dhënë dorëheqje dhe votimit për shkarkimin e tij, përballet me disa hetime nga disa departamente të qeverisë, për kryengritje dhe tradhti.
Ndërkohë, një zyrtar Korean ta treguar se ish ministri i mbrojtjes Kim Yong-hyun i cili ka marrë përgjegjësinë për shpalljen e ligjit të luftës dhe i cili u arrestua të dielën, ka tentuar të vetëvritet derisa po mbahet i arrestuar.
Ligjvënësit e partisë në pushtet u bënë bashkë për të bojkotuar votimin për shkarkimin e presidentit të vendit pasi ai u pajtua për shkurtimin e mandatit dhe mospërfshirjen e tij në çështjet e jashtme dhe të brendshme.
Ndërsa, Partia Demokratike, parti kjo opozitare, që ka shumicën në parlament, e ka kritikuar këtë marrëveshje. Park Chan-dae, liderja e grupit opozitar në parlament e ka quajtur kryengritje të dytë, të paligjshme, antikushtetuese dhe grusht-shtet të dytë.























