14:20 / 13.12.2024
François Bayrou kryeministër i ri i Francës
M.M. /RTKlive
François Bayrou, 73 vjeç, nga partia centriste Nouveau Center, emërohet kryeministri i ri i Francës.
Pas disa ditësh bllokimi politik, kryeministri i ri u prezantua tani nga presidenti Emmanuel Macron, raporton Le Monde.
Ish-kryeministri, Michel Barnier, iu desh të jepte dorëheqjen në fillim të dhjetorit pas një votimi mosbesimi nga e majta politike, si dhe e djathta në vend.
Mosbesimi ndaj ish-kryeministrit u rrit kur ai propozoi një projektbuxhet në Parlament pa votim.























