Rekrutimi i të huajve nga Rusia, Shkupi ngre akuza ndaj një personi
BKT
Rajoni dhe Bota

Rekrutimi i të huajve nga Rusia, Shkupi ngre akuza ndaj një personi

RTK

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, paraqiti kallëzim penal kundër një të dyshuari me iniciale L.B nga Shkupi.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale "pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paramilitare apo parapolicore".

Sipas MPB-së, nga shtatori i vitit 2023, i pandehuri së bashku me një të denoncuar me iniciale T.Sh, tani i ndjerë, aplikuan në një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse përmes aplikacionit 'Telegram', ku ofrohej pagë mujore prej 3.000 eurosh.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota