Danimarka shton kapacitetet për mbrojtjen e Grenlandës
BKT
Foto| Printscreen|AP
Rajoni dhe Bota

Danimarka shton kapacitetet për mbrojtjen e Grenlandës

Dardan Ramabaja/ RTK

Danimarka paralajmëroi se po shton kapacitetet e mbrojtjes të Grenlandës pasi presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump përsëriti dëshirën për kontrollin e ishullit nga SHBA.

Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes për Grenlandën, disa orë pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti dëshirën e tij për të blerë territorin e Arktikut.

Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen tha se investimi do të jetë rreth 1.5 miliardë dollarë, ndërsa kohën e njoftimit e cilësoi si "ironi të fatit". Të hënën Trump tha se pronësia dhe kontrolli i ishullit të madh ishte një "domosdoshmëri absolute" për SHBA.

Ministri Poulsen tha se paketa do të lejonte blerjen e dy anijeve të reja vëzhgimi, dronë të rinj me rreze të gjatë dhe dy ekipe patrulluese me qentë e slitave. Paketa përfshin edhe rritje të personelit në Komandën e Arktikut në kryeqytetin Nuuk dhe në një nga tre aeroportet kryesore civile të Grenlandës për të trajtuar zbarkimin e aeroplanëve luftarakë supersonikë F-35.

Grenlanda, një territor autonom danez, është shtëpia e një objekti të madh hapësinor të SHBA-së dhe është strategjikisht i rëndësishëm për SHBA-në, pasi shtrihet në rrugën e saj më të shkurtër për në Evropë, dhe ka rezerva të mëdha minerale.

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede iu përgjigj komenteve të Trump, duke thënë se "ne nuk jemi në shitje, por ka shtuar se, se grenlandezët duhet të vazhdojnë të jenë të hapur për bashkëpunim dhe tregti, veçanërisht me fqinjët e tyre.

Analistët thonë se plani ka qenë në diskutim për një kohë të gjatë dhe nuk duhet parë si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj komenteve të Trump.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota