Pesë gazetarë të Gazës u vranë në sulmin izraelit
BKT
Rajoni dhe Bota

Pesë gazetarë të Gazës u vranë në sulmin izraelit

Flutura Bekqeli / RTK

Një kanal televiziv palestinez thotë se pesë nga gazetarët e tij janë vrarë në një sulm izraelit në Rripin qendror të Gazës. Ata ishin në një furgon Kuds Today të parkuar jashtë spitalit al-Awda, ku gruaja e njërit prej gazetarëve ishte gati të lindte, në kampin qendror të refugjatëve Nuseirat.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin shënjestruar "operativët e Xhihadit Islamik që paraqiteshin si gazetarë" dhe se ishin marrë hapa për të shmangur dëmtimin e civilëve. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet e bëra nga asnjëra palë, me mediat ndërkombëtare që pengohen nga Izraeli të hyjnë dhe të punojnë lirisht në terren në Gaza. Quds Today është i lidhur me Xhihadin Islamik Palestinez , një grup i armatosur që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit. Sulmi i paprecedentë shkaktoi luftën në Gaza. Kanali televiziv besohet se merr fonde nga grupi.

Në një zhvillim të veçantë, drejtori i spitalit Kamal Adwan në skajin verior të Gazës tha të enjten rreth 50 njerëz, përfshirë pesë nga stafi i tij, ishin vrarë në një sulm izraelit në një ndërtesë nga spitali. Një pediatër dhe dy ndihmësmjekë ishin mes tyre.

Forca izraelite tha se nuk ishte në dijeni të sulmeve në zonën e spitalit, duke shtuar se po shqyrtonte pretendimet se pesë mjekë ishin vrarë.

Që nga 20 dhjetori, të paktën 133 gazetarë palestinezë janë vrarë gjatë rrjedhës së luftës, duke e bërë atë konfliktin më vdekjeprurës për gazetarët. Organizata për lirinë e shtypit ka bërë thirrje për përgjegjësi për gazetarët palestinezë të cilët janë shënjestruar drejtpërdrejt nga ushtria izraelite. Të paktën pesë persona të tjerë u raportuan gjithashtu të vrarë në sulmet izraelite në qytetin e Gazës të mërkurën.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa dhe ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thanë gjithashtu se 20 persona të tjerë u plagosën në lagjen al-Zeitoun të qytetit. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për shpërthimin e raportuar.

Shpresat për përparim drejt një armëpushimi në ditët e fundit kanë filluar të zvogëlohen, me Hamasin dhe Izraelin që fajësojnë njëri-tjetrin. Hamasi akuzoi qeverinë izraelite për vendosjen e "kushteve të reja" që tha se po vononin marrëveshjen.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se grupi po refuzonte mirëkuptimet që ishin arritur tashmë për një armëpushim të mundshëm.

Deklaratat e fundit shënojnë një ndryshim të dukshëm të tonit nga të dyja palët pas sinjaleve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota