Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
BKT
Sport

Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll

Uran Krasniqi / RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për meshkuj është mposhtur nga Zvicra me rezultat 34:24 në ndeshjen e dytë të turneut ndërkombëtar “Yellow Cup” që po zhvillohet në Winterthur të Zvicrës.

Të përzgjedhurit e trajnerit Bujar Qerimi kanë hasur në vështirësi për ta shfaqur lojën e tyre më të mirë. Pavarësisht momenteve me aksione të rrjedhshme dhe mbrojtje të suksesshme, Kosova nuk ia ka dalë ta mbajë ritmin e lartë të kundërshtarëve.

Ky rezultat vjen pas humbjes nga Holanda në ndeshjen e parë të turneut. Kosova do të përballet me Italinë të dielën, duke nisur nga ora 14:30.

Ndeshjet e këtij turneu shërbejnë si përgatitje për vazhdimin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026.