16:19 / 05.01.2025
Napoli tregon interes për Chiesa
Uran Krasniqi / RTKLive
Napoli po bën përpjekje për të siguruar shërbimet e Federico Chiesa, sulmuesit italian që aktualisht është pjesë e Liverpool.
Sipas raportimeve nga "Foot Mercato", klubi italian ka hapur negociatat me skuadrën angleze dhe agjentin e lojtarit për një marrëveshje huazimi gjashtëmujor.
Njëzet e shtatë vjeçari, njihet për paraqitjet e tij mbresëlënëse me Juventus, por nuk ka arritur të përshtatet plotësisht që nga transferimi i tij te Liverpool. Kjo ka bërë që Napoli të shohë mundësinë për ta sjellë atë në Serie A.























