BDI për ndotjen e ajrit në Maqedoninë e Veriut: Kërkohet reagim urgjent
BKT
Foto: Anadolu Ajansi
Rajoni dhe Bota

BDI për ndotjen e ajrit në Maqedoninë e Veriut: Kërkohet reagim urgjent

G.K/RTKlive

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, që sipas të dhënave, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë të lidhur me këtë problem.

“Ndotja e ajrit përbën një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve tanë, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore kronike,” thuhet në deklaratën e BDI-së.

Partia thekson se situata është e paprecedentë dhe kërkon një reagim urgjent dhe të mirëkoordinuar nga qeveria dhe institucionet përkatëse.

“Është e domosdoshme që mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit publik të jetë prioritet kryesor. Në vend që të shpërqendrohen me çështje që dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike, kërkojmë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj sfidave mjedisore,” nënvizon BDI.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota