18:47 / 14.01.2025
Klopp: Salah është sulmuesi më i mirë i Liverpool në epokën moderne
Uran Krasniqi / RTKLive
Ish-trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se shpreson që Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit anglez, pavarësisht paqartësive që rrethojnë të ardhmen e tij.
Salah, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Liverpool që nga transferimi i tij nga Roma në vitin 2017, është nën kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni. Së fundmi , ylli egjiptian ka pranuar se bisedimet për një rinovim janë ende larg për t'u finalizuar.
"Shpresoj që ai të qëndrojë, është sulmuesi më i madh që Liverpool ka pasur në epokën moderne. Sigurisht, Liverpool ka pasur edhe sulmues të tjerë të mirë, shumë të mirë, por Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm në çdo aspekt", ka thënë trajneri gjerman.























