Erërat e fuqishme përkeqësojnë situatën me zjarre në Kaliforni
BKT
Rajoni dhe Bota

Erërat e fuqishme përkeqësojnë situatën me zjarre në Kaliforni

Luan Qorraj / RTK

Zjarrfikësit në shtetin amerikan të Kalifornisë, të cilët që më shumë se një javë po tentojnë të vënë nën kontroll zjarret katastrofike që kanë shkaktuar vdekjen e së paku 25 personave, kanë bërë të ditur se rreziku jo vetëm se nuk ka kaluar, por se është duke u rritur.

rreziku jo vetëm se nuk ka kaluar, por se është duke u rritur.

Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik në SHBA, erërat e fuqishme të cilat kanë filluar të fryjnë mbi Kaliforni me shpejtësi më të madhe se 110 kilometra në orë, në kombinim me situatën kritike në terren, kanë krijuar një zonë të madhe të rrezikut ekstrem në Los Angelos dhe disa qarqe tjera të Kalifornisë, zyrtarët paralajmëruan se më shumë se 6 milion qytetarë në ato zona janë tani në rrezik të menjëhershëm, ekstrem, nga zjarret - përderisa 17 milion banorë tjerë të Kalifornisë rrezikohen nga pluhuri, hiri dhe ndotja ekstreme ajrit e shkaktuar nga zjarret.

Sipas zjarrfikësve, këto erëra, kanë zhbërë edhe përparimet e pakta të deritanishme në tentimet për të vënë nën kontroll zjarret. Meteorologët kanë bërë të ditur se presin që pas disa dite , erërat do të zbutën por sipas zjarrfikësve situata është tejet e keqe dhe, pa të reshura masive të shiut gjendja në Los Angelos dhe një pjesë të madhe të Kalifornisë do të mbetët kritike për një kohë të gjatë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota