16:15 / 23.01.2025
Ancelotti nuk do përballje të hershme me Manchester Cityn në Champions
B. H. | RTKlive
Pas fitores mbresëlënëse 5-1 të Real Madridit ndaj Salzburgut, trajneri i madrilenëve Carlo Ancelotti analizoi performancën e ekipit të tij.
"Fituam dhe luajtëm mirë. Fillimisht ishim të dobët, por më pas u rregulluam dhe gjithçka shkoi sipas planit. Në sulm kemi një cilësi të jashtëzakonshme, por duhet të përmirësojmë mbrojtjen", u shpreh ai.
Ancelotti komentoi edhe për situatën e Jude Bellingham-it, i cili u zëvendësua për shkak të një shqetësimi të lehtë në shpinë: "Nuk është asgjë serioze, do të jetë i freskët për ndeshjet e ardhshme".
Duke folur për fazën tjetër të Champions League, trajneri italian shtoi: "Do të ishte mirë të evitonim Manchester City në short. Ata janë një nga favoritët për ta fituar sërish këtë trofe".























