17:59 / 24.01.2025
Ora me akrepa kundrejt asaj digjitale
Brdhyl Bajrami / RTK
Një shkollë e mesme në Norvegji ka ndaluar për nxënësit telefonat mobil, e shumë nga ta, nuk dinë të lexojnë orën analoge apo orën tradicionale.
Në fillim ishte paksa argëtuese e qesharake por më pas ishte brengosëse, ka thënë drejtori i shkollës. Problem ishte çereku i orës - kur nxënësve u thua se ora e mësimit fillon “çerek në” kjo ishte problematike.
Drejtori ka treguar se mësimdhënësit është dashur t’u tregojnë nxënësve sa është ora. Nuk kemi pasur të organizuar orë mësimore për leximin e orës, por ata kanë bërë diçka gjatë orëve të mësimit, ka thënë drejtori.
“Kam shpresuar se gjithsecili din ta lexon orën analoge por nuk dorëzohemi. Do ta fitojmë betejën kundër orës digjitale”, ka shtuar drejtori.























