Skriniar transferohet te Fenerbahce
BKT
Sport

Skriniar transferohet te Fenerbahce

Uran Krasniqi / RTKLive

Milan Skriniar është lojtari më i ri i Fenerbahce.

Mbrojtësi sllovak ka kaluar te klubi turk në formë huazimi nga Paris Saint-Germain, me marrëveshjen që do të zgjasë deri në fund të sezonit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Fenerbahce me një njoftim zyrtar: "Mirë se erdhe në familjen tonë, Milan Skriniar".

Skriniar, i cili më parë ka qenë pjesë e Interit, ka ka luajtur shtatëdhjetë e shtatë ndeshje me Kombëtaren e Sllovakisë, ku ka shënuar edhe tre gola.