19:43 / 03.02.2025
Zaniolo huazohet nga Galatasaray te Fiorentina
Uran Krasniqi / RTKLive
Fiorentina ka siguruar shërbimet e sulmuesit italian Nicolo Zaniolo deri në fund të sezonit, duke e huazuar nga Galatasaray për 3.2 milionë euro, ka bërë të ditur klubi turk të hënën.
Njëzet e pesë vjeçari ka qenë në huazim te Atalanta që nga korriku i vitit 2024, por marrëveshja me klubin nga Bergamo ishte ndërprerë.
Sipas deklaratës së Galatasaray, Fiorentina ka një opsion blerje për ta transferuar përfundimisht lojtarin për 15.5 milionë euro, plus dy milionë euro bonuse.
Ky transferim i jep Zaniolo mundësinë të rikthehet në Serie A, ku më parë ka luajtur me Roma dhe Atalanta.























