Trump zyrtarizon postin e ri të Grenellit në Administratë
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump zyrtarizon postin e ri të Grenellit në Administratë

Sh.Ç /RTKlive

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për emërimin e Richard Grenell-it, në pozitën e emisarit të SHBA-së për Misione të Posaçme.

Richard Grenell zyrtarisht ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urdhri ekzekutiv u nënshkrua nga presidenti Donald Trump të hënën.

Trump ka thurë lavde për Grenellin. “Ric, është njeri i mirë”, ka theksuar ndër të tjera presindeti Trump, derisa nënshkruante vendimin.

Grenell ka qenë emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, në mandatin e parë të presidentit Trump.

Nën ndërmjetësimin e tij, më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia patën nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota