09:11 / 05.02.2025
SHBA ndalon pakot postare nga Kina
M.M. /RTKlive
Shërbimi Postar i SHBA-së njofton se dërgesat nga Kina janë pezulluar përkohësisht.
Ndalesa do të vazhdojë "deri në njoftimin e mëtejshëm" dhe vjen pas vendimit të presidentit Donald Trump për tarifat e reja kundër Kinës, derisa bëhet e ditur se letrat janë të përjashtuara nga ndalesa, njoftojnë mediet e huaja.
Tarifat amerikane, të cilat përfshijnë një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat e importuara nga Kina, hynë në fuqi të martën në mëngjes.
Gjithashtu edhe Kina u përgjigj me tarifat e veta tregtare prej 10-15 për qind për qymyrin dhe gazin natyror.























