Mbyllen disa shkolla në Zagreb, morën mesazhe se janë vendosur bomba
BKT
Foto: Vjeran Zganec Rogulja / Pixsell
Rajoni dhe Bota

Mbyllen disa shkolla në Zagreb, morën mesazhe se janë vendosur bomba

Sh.Ç /RTKlive

Disa shkolla në Zagreb kanë marrë kërcënime me bombë. Policia kroate ka thënë se gjatë natës, institucione të edukimit kanë marrë një mesazh në adresat e tyre se pajisje të mundshme shpërthyese janë vendosur nëpër to.

Policia çshtë duke i verifikuar nëse mesazhet janë të vërteta. Raportohet se për shkak të sigurisë, mësimi nuk do të mbahet të enjten paradite.

“Disa shkolla në Zagreb kanë informata se pajisje shpërthyese janë vendosur sot. Jemi në kontakt me policinë, të cilët po inspektojnë shkollat. Të gjithë studentët janë të sigurt jashtë shkollave dhe shërbimet relevante po marrin masat për të siguruar dhe normalizuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur”, thekohet në njoftimin e Komunës, raporotjnë medait kroate.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota