Vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e zhdukur në brigjet e Alaskës
BKT
Rajoni dhe Bota

Vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e zhdukur në brigjet e Alaskës

M.M. /RTKlive

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet një avion, që u zhduk ndërsa transportonte 10 persona në Norton Sound të Alaskës, në jug të Rrethit Arktik.

“Ekuipazhi i Rojës Bregdetare të SHBA-së, HC-130 Hercules, kontrolloi zonën midis Malit të Bardhë dhe Nome, por nuk e gjeti avionin e zhdukur”, thanë zyrtarët në platformën ‘X’.

Një zëdhënës i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit tha se agjencia po monitoron situatën.

Sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Alaskës, "Bering Air Caravan", një turboprop me një motor, po shkonte nga Unalakleet në Nome, të enjten pasdite me nëntë pasagjerë dhe një pilot. Autoritetet po punonin për të përcaktuar koordinatat e fundit të njohura, raporton AP.

Unalakleet është një komunitet me rreth 690 njerëz në Alaskën Perëndimore, rreth 150 milje (rreth 240 kilometra) në juglindje të Nomes dhe 395 milje (rreth 640 kilometra) në veriperëndim të Anchorage-t.

Ngjarja e sotme shënon fatkeqësinë e tretë të madhe të aviacionit amerikan në tetë ditë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota