BE premton kundërmasa ndaj tarifave të SHBA-së
BKT
Rajoni dhe Bota

BE premton kundërmasa ndaj tarifave të SHBA-së

M.M. /RTKlive

Tarifat e SHBA-së për çelikun dhe aluminin "nuk do të mbeten pa përgjigje", u zotua të martën shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se ato do të shkaktojnë kundërmasa të ashpra nga blloku 27-vendesh. Kjo do të thotë që industritë ikonike të SHBA-së si: burbon, xhinse dhe motoçikleta, duhet të kenë kujdes.

“BE do të veprojë për të mbrojtur interesat e saj ekonomike”, tha Von der Leyen, si reagim ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave për çelikun dhe aluminin, të hënën, raporton AP.

“Tarifat janë taksa të këqija për biznesin, më keq për konsumatorët”, tha Von der Leyen. “Tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbeten pa përgjigje – ato do të shkaktojnë kundërmasa të forta dhe proporcionale”.

Ndërsa kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i cili mban presidencën e BE-së lidhur me këtë çështje tha se është e rëndësishme që të gjithë vendet e bllokut të qëndrojnë së bashku. “Kohët e vështira kërkojnë një solidaritet të tillë të plotë”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota