20:34 / 12.02.2025
Selimi: Bayern Munich favorit ndaj Celtic në "playoff" të Champions League
Uran Krasniqi / RTKLive
Musa Selimi, njohës i futbollit, e ka parë Bayern Munich si favorit absolut kundër Celtic në fazën "playoff" të Champions League.
Dy skuadrat ndeshen sonte në ndeshjen e parë në Skoci dhe takimi vjen drejtpërdrejt në RTK.
I ftuar në RTK për ta komentuar këtë përballje, Selimi ka theksuar se skocezët mund të tentojnë vetëm përmes kundërsulmeve, por nëse loja hapet, atëherë Bayern nuk do të falë.
"Vetëm ndonjë befasi e madhe mund ta ndalë Bayernin. Mendoj që Celtic do të mundohet vetëm me kundërsulme për të bërë diçka, përndryshe, nëse loja hapet, atëherë Bayern shënon. Presim një ndeshje të fortë dhe besoj se Bayern do të jetë i pamëshirshëm, duke shënuar fitoren e radhës", ka thënë Selimi.























