Tajvan, shpërthim gazi në një qendër tregtare, 5 të vdekur
M.M. /RTKlive
Një shpërthim gazi në një qendër tregtare në Tajvan, të enjten, shkaktoi vdekjen e, të paktën, pesë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve, thonë autoritet tajvaneze.
Shpërthimi ndodhi mesditën e djeshme në katin e 12-të të një qendre tregtare popullore, ku një plato ushqimore ishte në ndërtim e sipër, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit të Tajvanit.
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrfikësve. Rreth 235 persona u evakuuan nga ndërtesa dhe zona, raporton CNN.
Kur zjarrfikësit hynë në ndërtesë më pas, ata gjetën dyshemenë ku ndodhi shpërthimi kryesisht i kthyer në rrënoja, sipas një videoje të shpërndarë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Taichung.
Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar, me më shumë se 130 zjarrfikës në vendngjarje, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrfikësve. Pamjet nga mediat lokale treguan se ambulancat dhe personeli i urgjencës rrethonin zonën dhe shtynin barela.
Në një postim në Facebook, presidenti tajvanez, Lai Ching-te, tha se disa agjenci qeveritare ishin aktivizuar për t'iu përgjigjur incidentit, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë për të koordinuar burimet mjekësore për të lënduarit.
Tajvani është goditur nga shpërthime shkatërruese gazi më parë. Në vitin 2014, një seri shpërthimesh të shkaktuara nga rrjedhjet nëntokësore të gazit vdiqën dhjetëra njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë në qytetin jugor të Kaohsiung.























