09:29 / 14.02.2025
Policia sekuestron kokainë me vlerë 10 milionë euro në Napoli
atsh
Policia italiane ka sekuestruar më shumë se 80 kilogramë kokainë nga një kamion që udhëtonte pranë Napolit, njoftoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Policia e karabinierëve arrestoi një 33-vjeçar dhe një 47-vjeçar që transportonin 81,7 kilogramë kokainë të ndarë në 70 pjesë – nga kamioni në një furgon më të vogël – në një periferi veriore të qytetit.
Vlera e drogës arrin në rreth 10 milionë euro (10,5 milionë dollarë).
Karabinierët thanë se kjo ishte një goditje e rëndësishme për krimin e organizuar.























