Takimi Zelensky e Vance, biseduan për situatën në Ukrainë
Bardhyl Bajrami /RTK
Presidenti ukrainas, Vovlodymyr Zelensky, është takuar në Munih me zëvendëspresidentin amerikan, Xhej Di Vens (JD Vance). SHBA-ja dhe Ukraina duhet të bisedojnë më shumë, të punojnë më shumë dhe ta ndalojnë presidentin rus, ka thënë Zelensky, ndërsa zëvendëspresidenti amerikan ka thënë se SHBA-ja do një paqe afatgjate dhe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në margjinat e Konferencës për Siguri e Munihut për Siguri është takuar me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance.
Kemi pasur një takim të mirë dhe ky është takimi i parë, jo i fundit, ka thënë Zelensky. Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina duhet të bisedojnë më shumë, të punojnë më shumë dhe të përgatisim një plan që ta ndalojnë Putinin dhe ta përfundojmë luftën. Zelensky ka thënë se Ukraina është falënderuese për përkrahjen amerikane.
Presidenti ukrainas, para takimit me zëvendëspresidentin amerikan, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të mos marrin ndonjë vendim për Ukrainën pa prezencën e saj.
Edhe zëvendëspresidenti amerikan ka thënë se kemi pasur bisedime të frytshme me gjëra që duhet t’i ndjekim në kohën e duhur. Shtetet e Bashkuara duan të arrijnë paqe të gjatë dhe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës, ka thënë Vance por që nuk ka treguar se si do të arrihet kjo























