Nëna dhe fëmija dy vjeç kanë vdekur pas sulmit në Mynih
BKT
Rajoni dhe Bota

Nëna dhe fëmija dy vjeç kanë vdekur pas sulmit në Mynih

M.M. /RTKlive

Dy persona kanë vdekur nga plagët e tyre pas sulmit në qendër të Mynihut të enjten, kur një makinë u përplas në një turmë, njoftoi policia gjermane, për mediet gjermane.

Të vdekurit janë një nënë dhe vajza e saj dyvjeçare.

Ndryshe, 40 persona të tjerë u plagosën nga sulmi.

I dyshuari 24-vjeçar, i cili u fut me makinë në një demonstratë sindikaliste nga prapa, kishte lëndime të lehta kur u arrestua. Ai përshkruhet si një azilkërkues nga Afganistani që kishte një leje qëndrimi dhe leje pune të vlefshme në Gjermani. Ai ka pranuar se me dashje është futur me veturë te njerëzit. Prokurorët kanë njoftuar se po hetohen motivet islamike.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota