Vatikani: Papa Françesku është diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë
BKT
Foto: AFP/Getty Images
Rajoni dhe Bota

Vatikani: Papa Françesku është diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë

G.K/RTKlive

Papa Françesku, i shtruar në spital që nga fundjava e kaluar, është diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë. Në njoftimin e Vatikanit thuhet se testet e reja tregojnë se gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë “komplekse”.

Vatikani tha se Papa Françesku ka filluar trajtim të ri për pneumoninë dhe një infeksion polimikrobial të traktit respirator. Sipas njoftimit, pavarësisht gjendjes së tij, papa është në humor të mirë dhe ka falënderuar besimtarët për lutjet dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Papa ka pasur probleme shëndetësore të lidhura me mushkëritë që nga një pneumoni e rëndë në të kaluarën, ku kishte humbur një pjesë të mushkërive. Pjesë e historikut të tij shëndetësor janë dhe dy rëniet e fundit dhe një operacion në vitin 2021 për divertikulitin, raporton CNN.

Në ditët e para të qëndrimit në spital, Papa Françesku ka realizuar telefonata me priftërinjtë e Gazës, duke shprehur shqetësimin për situatën në rajon. Megjithatë, ai është deklaruar më i lodhur dhe ka thënë se duhet të kujdeset për veten.

Të gjitha aktivitetet publike të papës janë anuluar deri të shtunën, dhe mjekët i kanë rekomanduar atij pushim të plotë për shërimin e tij. Besimtarët dhe liderët fetarë nga e gjithë bota shpresojnë për një rikuperim të shpejtë të papës dhe rikthimin e tij në Shën Pjetër për të vazhduar misionin e tij.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota