Kosova mundet nga Zvicra
BKT
Sport

Kosova mundet nga Zvicra

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 21:21) Kombëtarja e Kosovës në basketboll, është mundur nga Zvicra, me rezultat 73-81, të dielën mbrëma në Prishtinë, në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Dardanët pavarësisht angazhimit maksimal nuk ia dolën t’i bëjnë ballë lojës së zviceranëve duke humbur ndeshjen dhe duke humbur mundësinë që të kalojë në fazën e kualifikueseve për Botërorin 2027.

Zviceranët janë treguar ekip më i fortë së Kosova në dy periudhat e para.

Ndonëse basketbollistët e kombëtares sonë, mirë e nisen lojë, megjithatë, Zvicra shumë shpejtë e mori dominimin në parket dhe rezultat. Periudha e parë u mbyll 14-23 në favor të skuadrës helvete.

Edhe në periudhën e dytë, ishin basketbollistët e Zvicrës që e kontrollonin lojën më mirë duke mos rrezikuar rezultatin që fliste në favor të tyre. Me rezultatin 30-46 në të mirë të Zvicrës, skuadrat shkuan në pushim

Basketbollistët e Zvicrës edhe në çerekun e tretë vazhduan me lojën e mirë duke e mbyllur këtë periudhë me rezultatin 45-59.

Në dhjetëminutëshin e fundit, basketbollistët e skuadrës sonë, dhanë maksimumin në parket për të rikthyer rezultatin, megjithatë, zviceranët mirë e kontrolluan lojën dhe në fund triumfuan me tetë pikë epërsi 73-81.

Mbyllet pjesa e parë, Zvicra në epërsi ndaj Kosovës

(E plotësuar 20:21) Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.

Zviceranët janë treguar ekip më i fortë së Kosova në dy periudhat e para.

Ndonëse basketbollistët e kombëtares sonë, mirë e nisen lojë, megjithatë, Zvicra shumë shpejtë e mori dominimin në parket dhe rezultat. Periudha e parë u mbyll 14-23 në favor të skuadrës helvete.

Edhe në periudhën e dytë, ishin basketbollistët e Zvicrës që e kontrollonin lojën më mirë duke mos rrezikuar rezultatin që fliste në favor të tyre. Me rezultatin 30-46 në të mirë të Zvicrës, skuadrat shkuan në pushim.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Starton ndeshja Kosovë-Zvicër, Dardanët synojnë fitore

Ka startuar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.

Dardanët dhe zviceranët po luajnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në ndeshjen vendimtar për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Kombëtarja jonë në duel me Zvicrën ka hyrë e motivuar pas fitores ndaj Azerbajxhanit.

Basketbollistët tonë synojnë fitore në duel me zviceranët në mënyrë që të sigurojnë fazën e kualifikimeve për Botërorin 2027.

Kujtojmë se Kosova ka dy fitore e tri humbje, derisa Zvicra ka pesë fitore dhe e ka siguruar kualifikimin.

Vetëm vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikuese siguron biletën për fazën e ardhshme.