22:19 / 25.02.2025
Zelensky të premten në Washington takohet me Trumpin
Sh.Ç /RTKlive
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, të premten do të udhëtojë për në Washington për një takim kokë më kokë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton “Sky News”.
Ky medium duke u thirrur në burime shkruan se takimi kokë më kokë është propozuar nga pala amerikane.
Njoftimi vjen pak pasi u raportua se Ukraina dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për mineralet.























