Protesta në Greqi, kërkohet drejtësi në dy vjetorin e përplasjes së trenave
Flutura Bekqeli / RTK
Qindra mijëra njerëz u mblodhën në qytete dhe qyteza anembanë Greqisë për të kërkuar drejtësi në përvjetorin e dytë të përplasjes së trenave më vdekjeprurëse në vend.
Pesëdhjetë e shtatë persona u vranë kur një tren pasagjerësh i mbushur me studentë u përplas me një tren mallrash më 28 shkurt 2023, pranë grykës së Tempit në Greqinë qendrore.
Dy vjet më vonë, boshllëqet e sigurisë që shkaktuan përplasjen nuk janë plotësuar, sipas një hetimimi te publikuar ë enjten. Një hetim i veçantë gjyqësor mbetet i papërfunduar dhe askush nuk është dënuar për aksidentin.
Demonstrata masive ishin planifikuar në dhjetëra qytete në të gjithë vendin. Të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme u ndaluan pasi kontrollorët e trafikut ajror iu bashkuan detarëve, shoferëve të trenave, mjekëve, avokatëve dhe mësuesve në një grevë të përgjithshme 24-orëshe për të nderuar viktimat e përplasjes.
Bizneset u mbyllën dhe teatrot anuluan shfaqjet. Në Athinë, protesta u bë e dhunshme kur një grup të rinjsh hodhën bomba me benzinë ndaj policisë dhe u përpoqën të sulmonin barrikadat përpara parlamentit.
Qeveria e qendrës së djathtë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, e cila fitoi rizgjedhjen pas rrëzimit në 2023, është përballur me kritika të vazhdueshme nga të afërmit e viktimave për dështimin për të nisur një hetim parlamentar për përgjegjësinë politike.
Qeveria mohon keqbërjen dhe thotë se i takon gjyqësorit të hetojë aksidentin. Protestat e së premtes pasqyruan zemërimin në rritje për katastrofën në Greqi, ku mosbesimi ndaj qeverisë është i zakonshëm pas një krize borxhi 2009-2018, në të cilën miliona humbën pagat dhe pensionet, dhe shërbimet publike vuajtën nga financimi i pamjaftueshëm.























