17:39 / 02.03.2025
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në “Strandja”
Uran Krasniqi/RTKLive
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka fituar mdealjen e artë në turneun ndërkombëtar “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në finalen e kategorisë deri në 60 kg, Sadiku e ka mposhtur bindshëm boksieren kazake, Volossenko Rimma, me rezultat të pastër 5:0.
Trajnerja Marjola Sallauka e ka vlerësuar formën e shkëlqyer të Sadikut dhe duke theksuar se do të vazhdojnë punën për sukseset e radhës në garat evropiane dhe botërore.























