20:14 / 12.03.2025
Prekazi: Atletico - Real do të vendoset nga detajet e vogla
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i futbollit, Rafet Prekazi, ka thënë se ndeshja Atletico Madrid - Real Madrid në kuadër të Champions League do të vendoset nga detajet e vogla.
Ai ka qenë i ftuar për ta komentuar ndeshjen në RTK, ku kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejt.
“Atletico Madrid është një skuadër që luan futboll agresiv. Nga ana tjetër, e kemi një Real Madrid që vetëm kur përmendet si emër, meriton respekt. Dy ekipe me mënyra të ndryshme loje, por pritet të jetë një ndeshje e luftuar. Ndeshja do të vendoset nga detaje të vogla”, ka thënë Prekazi.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e Real Madrid me rezultat 2-1.























