Trump shpreson se `Rusia do të bëjë gjënë e duhur`
M.M. /RTKlive
Presidenti amerikan, Donald Trump, priti sot në Zyrën Ovale sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin ka diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë. Trump tha se Putin "bëri një deklaratë shumë premtuese, por nuk ishte e plotë" dhe se ai ishte i gatshëm të bisedonte me presidentin rus për të siguruar një armëpushim.
“Shpresojmë se Rusia do të bëjë gjënë e duhur,” citohet të ketë thënë ai, raporton Reuters.
Trump tutje ka folur edhe për NATO-n, i cili, duke lavdëruar rolin dhe angazhimin e sekretarit të përgjithshëm, Rutte, tha se “Nato po rritet. NATO po përparon përmes këtij njeriu. Ky njeri është një njeri që di vetëm të rritet. Dhe ne kemi të njëjtin qëllim në mendje”.
Trump në takimin e tij të mirëpritur sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, ka folur për atë se çfarë po ndodh në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë, pasi që, theksoi ai, "në këtë moment, ne kemi njerëz që flasin në Rusi", "në diskutime serioze".
“Siç e dini, Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim të plotë, në varësi të asaj që po ndodh sot, dhe ne shpresojmë se Rusia do të bëjë të njëjtën gjë,” tha ai, raporton 'The Guardian.
Trump gjithashtu pyetet për NATO-n dhe ai lavdëron Rutte për rritjen e Aleancës.
"NATO po përparon përmes këtij njeriu. Ky njeri është një njeri që di vetëm të rritet. Dhe ne kemi të njëjtin qëllim në mendje", tha ai.
Në përgjigje, Rutte tha se evropianët "po angazhohen për shpenzime shumë më të larta të mbrojtjes", por thotë "se duhet të bëjmë më shumë", duke përfshirë "prodhimin e më shumë armatimit".
“Ne nuk po bëjmë mjaftueshëm, as në SHBA, as në Evropë, dhe na mungon kur krahasohemi me rusët dhe kinezët,” tha ai.
Rutte gjithashtu ‘urdhëron’ Trumpin për "thyerjen e bllokimit" në Ukrainë.
Nga takimi i tyre bëhet e ditur se Trump nuk mendon se Rusia do të sulmonte aleatët e SHBA-së.
“Ne do të sigurohemi që Rusia të mos sulmojë aleatët e SHBA-së", tha Trump.























