Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit
Flutura Bekqeli / RTK
Autoritetet turke kanë arrestuar kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një rival kyç i presidentit Recep Tayyip Erdogan, si pjesë e hetimeve për korrupsion dhe terrorizëm.
Autoritetet turke kanë arrestuar kryebashkiakun e Stambollit, vetëm disa ditë para se ai të zgjidhej si kandidat presidencial. Urdhrat e paraburgimit u lëshuan gjithashtu për rreth 100 të tjerë të lidhur me kryebashkiakun. Lëvizja erdhi vetëm disa ditë përpara se partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) të mbaj zgjedhjet paraprake ku Imamoglu pritej të zgjidhej si kandidati i saj presidencial.
Kreu i CHP-së, Ozgur Ozel e quajti arrestimin "një përpjekje për grusht shteti kundër presidentit tonë të ardhshëm". Prokurorët e akuzuan atë për korrupsion dhe ndihmë të një grupi terrorist, duke e quajtur atë një "të dyshuar për liderin e organizatës kriminale". Imamoglu tha në internet se "vullneti i popullit nuk mund të heshtet".
Në një video të medieve sociale, ai u zotua të "qëndrojë i vendosur" për popullin e Turqisë "dhe të gjithë ata që mbështesin demokracinë dhe drejtësinë në mbarë botën".
Dhjetra oficerë policie u përfshinë në bastisjen herët në mëngjes në shtëpinë e Imamoglu në qytetin më të madh të Turqisë.
Arrestimi vjen si pjesë e një goditjeje të madhe ndaj figurave të opozitës në mbarë vendin gjatë muajve të fundit. Kritikët i kanë dënuar lëvizjet si të motivuara politikisht. Por Erdogan - në pushtet për 22 vjet - dhe partia e tij i kanë mohuar pretendimet, duke këmbëngulur se gjyqësori i Turqisë është i pavarur.
Vitin e kaluar, Imamoglu fitoi një mandat të dytë si kryebashkiak i Stambollit, kur partia e tij CHP fitoi zgjedhjet lokale atje dhe në Ankara.
Ishte hera e parë që kur Erdogan erdhi në pushtet që partia e tij u mund në të gjithë vendin në kutinë e votimit. Zgjedhja e kandidatit presidencial të CHP-së, në të cilën Imamoglu është i vetmi person që kandidon, do të bëhej të dielën. Ajo erdhi një ditë pasi Universiteti i Stambollit anuloi diplomën e tij për shkak të parregullsive të supozuara - një vendim i cili, nëse do të mbështetej, do ta pengonte atë të kandidonte në zgjedhjet presidenciale.























