Fillojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite
Dardan Ramabaja / RTK
Zyrtarët amerikanë dhe rusë filluan bisedimet në Arabinë Saudite të hënën me qëllim arritjen e përparimit drejt një armëpushimi të gjerë në Ukrainë me Uashingtonin që synon një marrëveshje të veçantë të armëpushimit detar në Detin e Zi përpara që të sigurojë një marrëveshje më të gjerë.
Bisedimet, të cilat pasuan negociatat e SHBA me Ukrainën në Arabinë Saudite të dielën, vijnë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump intensifikon përpjekjet e tij për t'i dhënë fund konfliktit tre-vjeçar pasi javën e kaluar ai foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Një burim i informuar mbi planifikimin e bisedimeve tha se pala amerikane drejtohej nga Andrew Peek, një drejtor i lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Michael Anton, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Shtëpia e Bardhë thotë se qëllimi i bisedimeve është arritja e një armëpushimi detar në Detin e Zi, duke lejuar rrjedhën e lirë të anijeve, megjithëse zona nuk ka qenë vendndodhja e operacioneve intensive ushtarake muajt e fundit.
Rusia do të përfaqësohet nga Grigory Karasin, një ish-diplomat i cili tani është kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të dhomës së lartë të parlamentit rus dhe nga Sergei Beseda, një këshilltar i drejtorit të Shërbimit Federal të Sigurisë, agjencia kryesore pasardhëse e KGB-së së kohës sovjetike.
Ndërkohë Sulmet ruse në Ukrainë vazhduan gjatë natës, ku Ukraina thotë se se Rusia lëshoi ‘99 dron sulmues. Një sulm me dron rus në Kiev në fundjavë vrau tre persona, përfshirë një fëmijë pesëvjeçar
Ukraina po lëshon gjithashtu dron në Rusi, me ushtrinë ruse që thotë se 28 u rrëzuan gjatë natës, ndërsa Ukraina tha se ka shkatërruar katër helikopterë ushtarakë në Rusi.























