14:05 / 24.03.2025
Vazhdon trajtimi i të lënduarve në tragjedinë e Koçanit
RTK
Pas mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, njoftoi për gjendjen e pacientëve të lënduar në Koçan.
Ai tha se në spitalet e vendit, të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Taravari u
shpreh se është parashikuar që 9 pacientë të dalin nga spitali në fillim të javës, kurse jashtë vendit janë 115 pacientë të tjerë, 5 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.























