Turqi, arrestohen mbi 1 mijë protestues
Dardan Ramabaja / RTK
Qeveria turke thotë se 1,133 persona janë arrestuar në pesë ditë protesta në të gjithë vendin pasi thotë se njerëzit kanë "abuzuar" me të drejtën për të protestuar dhe paralajmëron se "terrorizimi i rrugëve" nuk do të tolerohet.
Protestat filluan kur kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu - një kundërshtar i Presidentit Erdogan - u arrestua të mërkurën me akuza për korrupsion.
Imamoglu thotë se akuzat janë të motivuara politikisht, diçka që Erdogan e mohon.
Zgjedhjet presidenciale të Turqisë nuk janë planifikuar deri në vitin 2028 ndërsa Imamoglu u konfirmua të hënën si kandidat i partisë së tij, pas një votimi simbolik paraprak, ndërsa natën e së dielës e kaloi në burg dhe pret të përballet me gjyqin.
Protestuesit dolën në rrugët e Stambollit për të katërtën ditë radhazi të dielën, ku u përballën me policinë.
Ekrem Imamoglu, së bashku me më shumë se 100 të tjerë, u arrestuan me akuza në lidhje me korrupsionin dhe terrorizmin e dyshuar.
Pas arrestimeve, qeveria ndaloi demonstratat për katër ditë dhe mbylli disa rrugë në Stamboll në një përpjekje të pasuksesshme për të parandaluar protesta të gjera.
Kritikët thonë se arrestimi, pas një kontrolli në shtëpinë e Imamoglu më 18 mars, vjen në mes të një goditjeje të vazhdueshme të qeverisë ndaj opozitës pasi partia në pushtet e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit lokale.























