SHBA dhe Rusia takohen për bisedime në Riad, e lufta në Ukrainë vazhdon
M.M./ RTKlive
Gjatë gjithë ditës ka pasur sulme të vazhdueshme të kryera nga Rusia dhe Ukraina, derisa në Riad, Arabi Saudite, delegacione nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime me shpresën për të sjellë paqen në rajon.
Në Sumy, një sulm me raketa ruse mbi "institucionet e fëmijëve", spitalet dhe shtëpitë ka lënë të plagosur të paktën 65 persona, përfshirë disa fëmijë, thotë Shërbimi Prokurorial i Ukrainës.
Gati 3,000 milje (4,800 km) larg në një hotel Ritz-Carlton në Riad, Arabi Saudite, delegacione nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime me shpresën për të sjellë paqen në rajon, raporton BBC.
Përfaqësuesit nga Kievi dhe Uashingtoni u takuan të dielën. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës këto takime i vlerësoi si "produktive", megjithëse nuk janë publikuar detaje të këtyre diskutimeve.
Aktualisht, ekipet nga Moska dhe Uashingtoni po mbajnë bisedimet e tyre të veçanta, ku fokusi kryesor besohet të jetë në një marrëveshje përreth Detit të Zi, e cila parashihet që mund të lejojë Ukrainën të eksportojë drithërat e saj nga deti, pa u sulmuar nga Rusia. Një marrëveshje e ngjashme ka qenë në verën e vitit 2023.























