Ushtria izraelite urdhëron evakuimin nga disa pjesë të qytetit të Gazës
M.M./ RTKlive
Ushtria izraelite të mërkurën urdhëroi evakuimin e banorë nga disa pjesë të qytetit të Gazës teksa rrit ofensivën e saj kundër Hamasit.
Izraeli është zotuar të rrisë presionin ushtarak derisa militantët të kthejnë 59 pengjet e mbetura – 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë.
Izraeli ka kërkuar gjithashtu që Hamasi të çarmatoset dhe të dërgojë liderët e tij në mërgim. Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë pengjet e mbetura pa një armëpushim të qëndrueshëm dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.
Lufta u shkaktua nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, në të cilin militantët palestinezë vranë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen 251. Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 50,000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk thotë se sa civilë ishin.























