Eurodeputeti serb: Në Bruksel nuk pati presion, por `pastrim` të Vuçiqit
M.M./ RTKlive
Takimi i mbrëmshëm mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe liderëve të BE-së, ishte i rëndësishëm, sepse u diskutua për sundimin e ligjit dhe liritë e medias, tha eurodeputeti Gordan Bosanac, duke theksuar se mesazhet që pasuan tregojnë një siklet të veçantë për presidentin serb.
Eurodeputeti Gordan Bosanac thotë për N1 se është e qartë se letra e dërguar nga 32 eurodeputetë për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përpara takimit, ku ai ishte një nga nismëtarët, pati ndikim në institucionet evropiane dhe kontribuoi në një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Vuçiqit.
Ai shton se një takim i tillë do të ishte më mirë të anulohej, sepse sipas tij, mund të abuzohej nga i pari i shtetit serb.
“Kemi kërkuar që ky takim të mos bëhet në këtë moment, pikërisht sepse kemi qenë të vetëdijshëm se ky takim mund të abuzohet, të paraqitet si një lloj dafine apo suksesi. Plus, ne mendojmë se nuk është mirë në këtë moment të flasim me lidershipin në Serbi, i cili është qartësisht në kundërshtim me vlerat themelore evropiane, të cilat përkrahen nga pala tjetër që dëgjojmë në rrugët e Serbisë dhe Beogradit bëri jehonë jo pak në institucionet evropiane dhe se krijoi një atmosferë që duhet menduar tre herë para se të thuhet diçka dhe të vendoset diçka dhe mendoj se tweet-i që pamë mbrëmë pas takimit nga Von der Leyen dhe Kosta thotë se atje nuk ka pasur pompim, por sigurisht ka pasur pastrim të Vuçiqit.
Sipas vlerësimit të tij, qëndrimi i Komisionit Evropian ndaj presidentit të Serbisë tani është duke u ripërcaktuar dhe kjo duket edhe nga mesazhet e dërguara nga Von der Leyen.
"Pra, pyetja ime për Von der Leyen do të jetë, si është e mundur që një kampion i tillë ka rënë, ja, vetëm brenda katër muajsh dhe papritmas, përfundimisht, ka filluar të flasë për ato që janë probleme, e ato janë: liria e medias dhe sundimi i ligjit. Pra, kjo është qielli dhe toka nga ajo që pamë më herët. Dje dëgjuam se takimi ishte i rëndësishëm, dhe duket se ishte i rëndësishëm sepse u diskutua për lirinë e medias dhe sundimin e ligjit. Kujdes, nëse ju jeni lider i një vendi dhe shkoni në një takim me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian dhe duhet të shpjegoni nëse e keni përdorur ose jo topin zanor, në vend që të flisni për reformat që po realizoni dhe mënyrën si do të përdorni fondet e BE-së, kjo do të thotë në fakt se keni ardhur, siç themi ne, të gjunjëzoheni në misër dhe keni marrë një lloj pastrimi”, tha ai.























