Numri i të vdekurve në Mianmar rritet në 1644
V.TH / RTKLive
Numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1,644, thotë udhëheqja ushtarake e vendit, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 3,408, me 139 të zhdukur.
Ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë si në Myanmar ashtu edhe në Tajlandë, raporton BBC.
Kurse dhjetë persona kanë vdekur, 42 janë plagosur dhe 78 janë të zhdukur në Bangkok.
Në Mandalay, qyteti më i afërt me epiqendrën e tërmetit, 90 persona mendohet të jenë të bllokuar nën një ndërtesë apartamentesh. Mbi 1500 shtëpi janë dëmtuar në rajon.
Sipas BCC agjencia e lajmeve AFP po raporton se një grua u nxor nga rrënojat e gjalla pasi u bllokua për 30 orë.
Ndërsa autoritetet në Mianmar kërkojnë dëshpërimisht për të mbijetuar, Forca e Mbrojtjes Popullore ka raportuar sulme ajrore nga ushtria pranë epiqendrës së tërmetit.
Dhe në Bangkok, janë blerë robotë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.























