Alarm për luftë tregtare, Evropa dhe Britania në pritje të masave të Trump
BKT
Rajoni dhe Bota

Alarm për luftë tregtare, Evropa dhe Britania në pritje të masave të Trump

G.K/RTKlive

Vendet evropiane, përfshirë Italinë dhe Gjermaninë, paralajmërojnë për rrezikun e një “lufte tregtare” në prag të shpalljes së tarifave nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndërkohë, kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, deklaron se nuk përjashton asnjë opsion, teksa vazhdojnë bisedimet tregtare SHBA-Britani, dhe thekson se po përgatitet për çdo skenar të mundshëm, raporton BBC.

Tregtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa Bashkimi Evropian paralajmëron një “përgjigje të fortë dhe të balancuar”.

Trump pritet të zbardhë sonte planet e tij në Shtëpinë e Bardhë, në një ditë që ai e ka quajtur “Dita e Çlirimit”.

Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara dhe ende nuk është e qartë sa të larta do të jenë dhe cilat vende do të preken.

Trump argumenton se këto masa do të adresojnë “tregtinë e padrejtë” me vende të tjera, një pikëpamje e mbështetur nga disa industri amerikane, por analistët paralajmërojnë se tarifat mund të rrisin kostot dhe të dëmtojnë tregtinë globale, shkruan BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota